Nisin festimet e Ditës së Verës, sofrat tradicionale mbushin rrugët e Elbasanit
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, është takuar këtë të martë me Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani dhe stafin.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimin mbi çështjet që lidhen me zhvillimin e kryeqytetit, ku dy nga prioritetet kryesore të evidentuara në këtë takim ishin gjetja e një zgjidhjeje sa më efektive dhe ligjore në kuadër të funksioneve të bashkisë për pastrimin e qytetit, si dhe rregullimi dhe standardizimi i varrezave.
“Sot zhvillova një takim me Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani dhe stafin e saj, duke përmbyllur kështu ciklin e takimeve me bashkitë e Qarkut Tiranë.
Ky takim pati në fokus diskutimin mbi çështjet më të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e kryeqytetit, duke u ndalur veçanërisht te forcimi i bashkëpunimit institucional, përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe adresimi i sfidave kryesore që lidhen me administrimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë për garantimin e zbatimit efektiv të politikave dhe projekteve në funksion të interesit publik dhe të zhvillimit të mëtejshëm të kryeqytetit.
Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe marrëdhënieve institucionale ndërmjet administratës së Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, si dhe raportit të Këshillit Bashkiak me Institucionin e Prefektit të Qarkut në lidhje me procedurat e verifikimit të ligjshmërisë së akteve.
Po ashtu u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me respektimin dhe lirimin e hapësirave publike, ndjekjen në kohë reale të emergjencave civile dhe dhënien e zgjidhjeve sa më të shpejta dhe efektive. Në fokus ishte gjithashtu monitorimi i shkollave në kuadër të luftës kundër kultivimit të kanabisit, në vijim të nismës së ndërmarrë nga Prefekti i Qarkut Tiranë.
Gjatë takimit u diskutuan edhe një sërë çështjesh të tjera që përbëjnë shqetësim dhe kërkojnë vëmendje të shtuar për një kryeqytet që zhvillohet dhe rritet çdo ditë në shërbim të qytetarëve të tij.
Dy nga prioritetet kryesore të evidentuara në këtë takim ishin gjetja e një zgjidhjeje sa më efektive dhe ligjore në kuadër të funksioneve të bashkisë për pastrimin e qytetit, si dhe rregullimi dhe standardizimi i varrezave.
Në përfundim, u shpreh gatishmëria për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë institucional në funksion të përmbushjes së përgjegjësive dhe përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan Hajdari bashkangjitur disa fotove të ndara në rrjetet sociale nga ky takim.
Top Channel