Nisin festimet e Ditës së Verës, sofrat tradicionale mbushin rrugët e Elbasanit Në fshatrat e bashkisë Dimal të qarkut Berat, plehrat hidhen në lumin Seman. Kjo ndotje e cila ndodh prej vitesh në këtë zonë është shumë shqetësuese, për faktin se prek shëndetin e të gjithëve dhe ka shkatërruar mjedisin.
Sipas banorëve ata paguajnë taksën e pastrimit së bashku me taksën e tokës bujqësore, por ky shërbim asnjëherë nuk kryhet. Në shumë lagje të bashkisë Dimal, koshat e mbeturinave nuk ekzistojnë fare, por edhe aty ku ka ndonjë të tillë plehrat hiqen ose një herë në 10 ditë, ose një herë në muaj. Banorët janë përpjekur të gjejnë zgjidhjen duke i djegur ose duke i hedhur në ujërat e lumit Seman.
Ndotja lumore u bë e dukshme gjatë këtij fillim viti kur ujërat e Semanit dolën nga shtrati dhe përmbyten toka e shtëpi banimi. Sot gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Plehrat hidhen në lumë dhe shkojmë më pas drejt detit Adriatik, ndërsa bashkia Dimal nuk ka denjuar ta parandalojë këtë katastrofë mjedisore.
Top Channel