Konflikti në Lindjen e Mesme, Presidenca: Po ndjekim zhvillimet e luftës, jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet

10/03/2026 14:09

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Lajmin e ka bërë me dije Presidenca për Top News, e cila thekson se fokusi është te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Reagimi i Presidencës për Top News: 

Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë.

“Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!” – kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë