Nafta mbi 100 dollarë për fuçi/ Trump i paqartë për fundin e luftës me Iranin, “The Guardian”: Deklaratat e Presidentit janë kontradiktore
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një urdhër të ri evakuimi për banorët e qyteteve bregdetare Tyre dhe Sidon në Liban, përpara sulmeve ajrore të planifikuara.
Në një postim në X, zëdhënësi arab i IDF-së, Avichay Adraee, njoftoi se forcat izraelite do të synojnë infrastruktura të Hezbollahut në zona të caktuara të qyteteve në ditët në vijim.
Sipas BBC paralajmërim vjen pas një urdhri të mëparshëm për evakuimin e banorëve në jug të Libanit, ku u kërkua që ata të zhvendoseshin në veri të lumit Litani, për të shmangur rreziqet e sulmeve ajrore.
Autoritetet izraelite theksojnë se qëllimi i operacionit është të godasin strukturat ushtarake të Hezbollahut, duke minimizuar në maksimum rrezikun për civilët, por paralajmërimet për evakuim nënvizojnë shkallën serioze të tensioneve dhe përgatitjet për veprime ushtarake në rajon.
Top Channel