Nuk u pranua në shkollën e Magjistraturës për shkak të një dënimi kur ishte i mitur, shqiptari fiton betejën në Strasburg, i hapet rruga për tu bërë prokuror
Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me motor në aksin rrugor Berat–Roshnik.
Policia bën me dije se shtetasi S. R., 40 vjeç teksa drejtonte motomjetin ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues në anë të rrugës.
Si pasojë e plagëve të renda të marra nga përplasja 40-vjeçari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.
Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel