Pakistani dhe Kina intensifikojnë përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve në Iran, Pekini bën thirrje për ndaljen e menjëhershme të sulmeve
Autoritetet iraniane kanë arrestuar 30 persona, përfshirë edhe një shtetas të huaj, të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me SHBA dhe Izraelin.
Sipas raportimit, të dyshuarit u ndaluan nga Ministria e Inteligjencës e Iranit dhe u përshkruan nga zyrtarët si “spiunë”, të lidhur me atë që autoritetet iraniane e quajtën “armikun amerikan”.
Zyrtarët iranianë deklaruar se një nga të arrestuarit është një shtetas i huaj, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë publike. Ai akuzohet se ka kryer aktivitete spiunazhi për dy shtete të Gjirit në emër të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Sipas raportimeve, i dyshuari u arrestua në provincën verilindore Khorasan Razavi, ku autoritetet pretendojnë se ai kishte mbledhur informacione ushtarake dhe të sigurisë dhe ua kishte transmetuar ato SHBA-së dhe Izraelit.
Ndërkohë, një tjetër i ndaluar dyshohet se kishte lidhje me një grup militant që vepron përgjatë kufirit juglindor të Iranit. Ai akuzohet se ka mbledhur informacione mbi pozicionet dhe lëvizjet e forcave ushtarake dhe të sigurisë, si edhe mbi objektet e mbrojtjes, raportoi agjencia shtetërore.
Top Channel