“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk do të lejojë që Irani të bllokojë Ngushticën e Hormuzit

10/03/2026 20:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp.

Sipas saj, Trump është i vendosur të garantojë që rrjedha e naftës përmes kësaj rruge të rëndësishme detare të vazhdojë pa pengesa, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të mund të përmbushin nevojat energjetike.

“Presidenti përsëriti angazhimin e tij për të siguruar rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë aleatët tanë të mund të përmbushin nevojat e tyre energjetik”, tha Leavitt.

Ajo shtoi se Trump i është drejtuar edhe “elementëve të mbetur të regjimit iranian”, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndërprerë rrjedhën e naftës ose të mallrave përmes Ngushticës së Hormuzit do të përballet me një reagim të fortë ushtarak.

“Nëse ata bëjnë diçka për të ndërprerë rrjedhën e naftës ose mallrave përmes Ngushticës së Hormuzit, do të përballen me ushtrinë më të fuqishme në botë dhe do të goditen shumë më fort se deri më tani”, theksoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB