Danimarka mbyll ambasadën e saj në Teheran, ministri i Jashtëm: Marrëdhëniet diplomatike me Iranin do t’i menaxhojë Kopenhageni

10/03/2026 16:59

Danimarka ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran, ndërsa diplomatët danezë janë larguar tashmë nga Irani.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, i cili deklaroi se vendimi është marrë disa ditë më parë për arsye sigurie.

“Disa ditë më parë vendosëm të mbyllim përkohësisht ambasadën tonë në Iran”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se marrëdhëniet diplomatike me Iranin do të vijojnë të menaxhohen nga Kopenhageni.

Ministri danez theksoi gjithashtu se ky vendim është i pavarur dhe nuk përfaqëson një qëndrim të përbashkët të shumicës së vendeve evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB