Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Rama: Njeri i mrekullueshëm që tejkaloi origjinën e tij, pa e braktisur atë

09/03/2026 16:04

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon sot dy nipërit e aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiut, mendimtarin dhe filantropin Nicolas Berggruen dhe vëllain e tij Oliver Beggruen, historian arti, me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Moisiu ishte një artist që bëri famë jashtë Shqipërisë, por nuk harroi nga vinte.

“Më lejohej të hyja në studion e babait tim kur ftohej dhe nëna ime që të shihte një skulpturë të përfunduar. Aty u përballa për herë të parë me fytyrën e të madhit, e gjyshit tuaj, Aleksandër Moisiut. Ajo që unë pashë si fillim ishte një skulpturë prej balte që babai im po e përpunonte me shumë përkushtim.

Ai ishte përfaqësuesi më i mrekullueshëm i një njeriu që tejkaloi origjinën e tij pa e braktisur atë, që u bë ikonë europiane e teatrit duke mbetur i lidhur me vendin nga vinte.

Sot jemi mbledhur për të mirëpritur dy individë që janë pasardhësit e tij, dhe në mënyrën e vet vazhdojnë në të njëjtin rrugëtim, janë diku dhe ndërkohë i përkasin dikuje tjetër”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB