Të shtënat me armë në Shkodër gjatë aksionit të policisë, zbardhen detajet
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kryetarin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, dhe dy anëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje.
Kjo masë vjen pas përplasjes së tyre me policinë, pasi tentuan që të vendosnin sërish çadra para Kryeministrisë.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, arrestuan një 17-vjeçar, pasi kishte një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe për shtetasin M. P., pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë në detyrë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. R.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes;
-3 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., pasi dyshohet se ka kundërshuar punonjësit e Policisë, për vënien e një mase administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. P., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. D.;
-E. Gj. dhe K. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Më datë 08.03.2026, shtetasja N. A. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, kunati i saj I. A., 64 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel