Kryeministri Rama publikon pamjet nga rikonstruksioni i shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë: Hapësirë moderne për rreth 500 nxënës
09/03/2026 08:18
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga transformimi i shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë, e cila po rikonstruktohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne për nxënësit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama theksuar se shkolla po transformohet për të ofruar kushte më të mira për rreth 500 fëmijë që ndjekin mësimin aty.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’ në Tiranë, që po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Top Channel