I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet në Elbasan 37-vjeçari

09/03/2026 16:56

Një 37-vjeçar është arrestuar në fshatin Pishkash pranë Elbasanit, pasi ishte dënuar me mbi 9 vite burg nga GJKKO.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai ishte i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Valmir Polisi, 37 vjeç, fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, shtetasit Valmir Polisi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.

Shtetasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB