Putin përgëzon djalin e Khameneit pas zgjedhjes si lider i ri suprem i Iranit: Jam i bindur që do ta mbash me nder trashëgiminë e babait tënd
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS këtë të hënë, teksa u lexua raporti i PS në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga opozita.
Kreu i PS iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke i kujtuar humbjen që pati në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.
Rama ironizoi më tej Bardhin duke i thënë se është i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë nga mbrojte nga Komiteti i Helsinkit, për sulm nga një grua, duke iu referuar këtu ‘betejës’ online që është zhvilluar mes deputetes së PS Zegjine Çaushi dhe Bardhit.
“Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier. Gazi i Zegjinesë, që për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.
Top Channel