“Trump na mashtroi dhe nuk e mbajti premtimin”, zyrtari i lartë iranian: Jemi përgatitur për një luftë të gjatë me SHBA, ajo mund të mbarojë vetëm nëse…
Një meteor ka shkaktuar panik në Gjermani.
Trupi qiellor ra mbi çatinë e një shtëpie në Koblenz, duke shkaktuar dëme edhe në rajonet përreth Hunsrück dhe Eifel. Megjithatë, policia njoftoi se fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati të lënduar.
Sipas informacionit të dhëna nga ZDF Heute, meteori përshkoi çatinë e ndërtesës dhe ra në një dhomë gjumi, por në atë moment aty nuk ndodhej askush.Një zëdhënës i forcave te rendit pohoi për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa), se nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm. Garancitë e tij nuk mjaftuan sidoqoftë popullatën e zones, që përjetoi momente ankthi nga shfaqja e lëmshit të zjarrtë.
Dëshmitarët okularë raportuan se panë një objekt të ndritshëm që fluturonte në qiell, i cili shkaktoi frikë dhe spekulime në mediat sociale, e pati dhe disa komentues që pyesnin nëse mund të bëhej fjalë për një raketë iraniane. Kur një asteroid hyn në atmosferën e Tokës, ai shpesh copëzohet. Shumica e fragmenteve digjen gjatë rrugës, por disa arrijnë të prekin token: këto quhen meteoritë. Shumë banorë të Gjermanisë perëndimore mbetën të tronditur nga shfaqja e këtij objekti të ndritshëm në qiell.
Top Channel