Video/ Konflikti verbal mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike
08/03/2026 11:15
Pas një debati verbal, një konflikt mes disa të rinjve është përshkallëzuar në përplasje fizike në zonën e Ujit të Ftohtë.
Siç duket edhe nga pamjet, disa të rinj janë përfshirë në një debat, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Situata më pas ka agravuar, duke kaluar në shtyrje dhe goditje mes tyre.
Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe qëlluar një person tjetër të përfshirë në konflikt. Pas përplasjes, i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.
Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Top Channel