Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin në Lindjen e Mesme
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim mbi operacionet e tyre, një javë pasi nisën sulme të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.
Zëdhënësi Effie Deffrin thotë se forcat izraelite kanë kryer “afërsisht 3,400 sulme” dhe “kanë çaktivizuar më shumë se 150 sisteme mbrojtëse iraniane”.
Deffrin shtoi gjithashtu se Izraeli deri më tani ka hedhur 7,500 municione mbi Iranin.
Sipas tij, Izraeli tani “ka kaluar në fazën tjetër të operacionit, duke zgjeruar sulmet në vendet kryesore të prodhimit të regjimit”.
Lidhur me Libanin, Deffrin tha se IDF vazhdon të shënjestrojë periferinë Dahieh të Bejrutit, ndërsa “ndjek terroristët e Hezbollahut dhe shkatërron selinë e terroristëve që ata kanë krijuar” në zonë.
Top Channel