Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet autori në Korçë
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje.
“Po nga këto shërbime u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 18 vjeç dhe i një 17-vjeçari, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në lagjen nr. 17, Korçë, në një magazinë, duke vjedhur mjete pune, vegla, aksesorë, materiale ndërtimi dhe elektrike.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se këta shtetas, më datë 03.03.2026, kanë vjedhur edhe disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje, në lagjen nr. 7, Korçë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel