Reshjet dëmtojnë Vasjarin/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, tre banesa bëhen të pabanueshme

07/03/2026 13:05

Edhe në Bashkia Memaliaj pasojat e motit të keq janë të dukshme.

Disa fshatra kanë qenë në fokusin e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, duke shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturë por edhe në banesa.

Vasjar është një prej fshatrave më të prekur. Tre banesa në këtë fshat janë shndërruar në të pabanueshme, ndërsa rrugët dytësore kanë qenë të mbushura me inerte. Në disa zona janë regjistruar edhe rrëshqitje dheu dhe ulje të nivelit të truallit në fragmente shtufore.

Dy nga tre banesat që u dëmtuan nga reshjet e shumta dhe rrëshqitja e tokës sot gjenden në pozita të rrezikshme dhe rezultojnë të pabanueshme.

Nga ana tjetër, Bashkia Memaliaj ka dërguar që në fillim të situatës grupet e verifikimit për të evidentuar dëmet e shkaktuara në banesa dhe në infrastrukturë. Sipas bashkisë, ndërhyrja për rehabilitimin e zonave të dëmtuara pritet të realizohet në momentin kur qeveria shqiptare të alokojë fondet përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB