Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh Heronjtë nuk kanë gjithmonë shpata e as veshin pelerinë.
Ata janë njerëzit që sakrifikojnë jetën e tyre për të tjerët. Albana Boja është mësuesja 39 vjeçare e cila i mbijetoi aksidentit të rëndë në Gramsh disa ditë më parë, teksa kthehej nga puna. Ende pa e marrë vetën nga trauma e rëndë, 39-vjeçarja një gjë e ka të qartë.
“Kjo është një nga ditët më të tmerrshme dhe më të vështira të jetës time, por kjo nuk do të thotë që unë do ta ndal misionin dhe profesionin tim për të vazhduar për të dhënë dije tek nxënësit. Do ti përkushtohem akoma më shumë dhe do të jem më e fortë se kurrë”, u shpreh Albana Boja.
Po pse një vajzë e re, që në fillim të karrierës së saj, zgjodhi të punojë në fshatrat më të largët të Gramshit, ku çdo ditë duhet të udhëtojë më shumë se 3 orë?
“Përveç pasionit dhe dëshirës më të madhe që kam për të vazhduar dhe për të përcjellë misionintim. Kam parë që edhe atje kanë nevojë shumë fëmijë për të marrë dijen në ato zona shumë të largëta. Kur më shohin, duket sikur shohin një rreze dielli dhe kjo sepse fshatrat janë shumë të largët dhe të thyera, ata janë të lumtur që ne nuk dorëzohemi për sakrificat që bëjmë”, u shpreh ajo.
Nxënës, prindër e kolegë ende kujtojnë tmerrin e 26 Janarit teksa makina fluturoi 100 metra në humnerë dhe emri i mësueses u rreshtua ndër viktimat.
Këtë 7 Mars ata erdhën nga Poroçani i largët për të suprizuar Albanën në shtëpinë e saj që mësueses së tyre, të mos i mungojnë lulet e përqafimet e mirënjohjes.
Top Channel