“Duhen nisur bisedimet”/ Meloni e prerë: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk ka ndërmend të futet në konflikt

07/03/2026 22:00

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia nuk është pjesë e konfliktit dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në luftë.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ajo theksoi se qeveria italiane është e angazhuar për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe për të mbështetur çdo përpjekje për paqe.

“Qeveria është e angazhuar të mbrojë sigurinë e Italisë dhe të qytetarëve të saj dhe të mbështesë çdo iniciativë që synon kërkimin e paqes”, shkroi Meloni në postimin e saj.

Ajo theksoi qartë se Italia nuk do të përfshihet në konflikt.

“Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk synon të hyjë në të”, u shpreh kryeministrja italiane në një video të publikuar bashkë me mesazhin.

Meloni bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar bisedime me liderë të tjerë evropianë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

“Kam pasur një diskutim me Macron, Merz dhe Starmer për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Ne po punojmë, sa të jetë e mundur, për të ulur tensionet dhe për të parë nëse ekziston ende mundësia për të rifilluar negociatat”, theksoi Meloni.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë