Mësuesja që s’heq shkumësin, Sanie Korini, 26 vite mes fizikës dhe pasionit për mësimdhënien
Besimtarët ortodoksë kanë hyrë në periudhën e Kreshmës, një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore përpara Pashkës.
Kreshma është një kohë reflektimi, bamirësie dhe sakrifice ku për 7 javë besimtarët heqin dorë nga ushqimet me origjinë shtazore. Në Korçë kjo traditë vazhdon të ruhet me përkushtim. Kostanca Samarxhi tregon se për herë të parë ka mbajtur kreshmë kur u rihapën kishat dhe besimtarët u rikthyen në shërbesa.
Sipas saj, Kreshma kërkon vullnet dhe disiplinë, por mbi të gjitha është një sakrificë shpirtërore. Gjatë kësaj periudhe nuk konsumohen mish, produkte bulmeti, vezë dhe ushqimet bazohen kryesisht në perime, bishtajore dhe fruta.
Për shumë besimtarë, kjo periudhë mbetet një udhëtim i rëndësishëm drejt momentit të Ngjalljes së Krishtit. Thelbi i saj nuk qëndron vetëm në çfarë hiqet nga tryeza, por në përpjekjen për të falur dhe për t’u përmirësuar shpirtërisht.
Top Channel