Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, dyshimet e para
Forcat RENEA dhe struktura të tjera të Policisë së Vlorës janë duke zhvilluar një operacion në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminal janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë. Gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë. Sipas burimeve të informacionit dyshohet se janë lëshuar urrdhërarreste.
Aksioni është bërë nga forcat RENEA dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës për mbështetje. Po ashtu prezente është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).
Aksioni policor vijon.
Top Channel