Aksidenti në aksin Shënkoll-Rrilë ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare I konsideruar si një nga grupet kriminale më potente në Vlorë, dominues në vitet e fundit por edhe në shënjestër të sulmeve, këtë herë ishte në shënjestër të SPAK .
Mëngjesin e kësaj të shtune SPAK, BKH, të mbështetur nga policia e shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e ujit të ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal.
Top Channel mëson se ky operacion e ka indicien falë provave të gjetura nga zbërthimet në rrjetin SkyEcc. Falë komunikimeve por edhe kryqëzimin me prova të tjera Prokuroria e Posaçme e lidh këtë grup kriminal me dy vrasje por edhe episode të trafikut të lëndëve narkotike. Burimet thonë se GJKKO ka lëshuar 8 urdhër arreste, mes tyre Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, por të dy nuk janë gjetur nga autoritetet. I treti që e priti urdhër-arrestin në paraburgim ishte Flodian Plakun i arrestuar në gusht 2025 për vrasjen e Gentian Bejtes.
Ndërsa 3 të tjerë, rezultojnë po ashtu të arrestuar për vepra të tjera penale jashtë vendit. Sikurse në shumë operacione edhe këtu nuk mungojnë implikimi i policisë në grupe kriminale. Mësohet se në pranga ka rënë ish-polici Hamëz Demushi, i cili është kapur në Zvicër, si edhe Rezart Kuçi, i cili në Vlorë ka shërbyer më herët si shef krimesh. Ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ky grup kriminal dyshohet se fshihet pas vrasjes Gentian Qarrit 5 vite më pare në Vlorë. 40-vjeçari po lëvizte në këmbë në orët e pasdites në datën 6 shkurt 2021 kur në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi të cilat i morën jetën. Një tjetër ngjarje për të cilën dyshohet se autorët janë nga ky grup kriminal është vrasja e Bledar Briçajt po në Vlorë në vitin 2021 teksa po lëvizte me makinë kur ra pre e atentatit me kallashnikov.
Top Channel