Një aksident ka ndodhur në Golem të Lushnjes ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasoje e kësaj përplasjeje një person ka marr lëndimi të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip ‘Golf 5’ i cili ka goditur nga pas mjetin tip ‘Mercedes c class’.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, nga përplasja e fortë dy automjete janë shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i mjetit golf është shoqëruar ne polici. Si pasoje e këtij aksidenti është shkaktuar trafik nga rrethrrotullimi i Grabjanit deri në atë të Plugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB