LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba 06/03 22:53
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një telefonatë të premten, gjatë së cilës “ranë dakord të vazhdojnë kontaktet”, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar Kremlinin.
“U ra dakord që kontaktet me palën iraniane do të vazhdojnë përmes kanaleve të ndryshme”, tha Kremlini, sipas TASS.
Agjencia ruse e lajmeve tha se ky shënon njoftimin e parë publik të kontaktit në nivel presidencial që nga sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve raportuan gjithashtu se të dy udhëheqësit folën në telefon, por nuk dhanë informacione të mëtejshme mbi bisedën.
Top Channel