Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë.

Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”-thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB