“Çështjet komplekse zgjasin deri në 2 vite”, SPAK njoftim zyrtar: Kërkohet angazhimi i prokurorit dhe hetuesve të posaçëm
06/03/2026 11:20
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se çështjet më komplekse mund të zgjasin përtej afatit prej 6 muajsh, deri në 2 vite.
Për të përfunduar këto procedime, angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, duke garantuar kështu një trajtim më të specializuar dhe të thelluar të rasteve.
“Çështjet komplekse zgjaten përtej afatit prej 6 muajsh deri në 2 vjet. Për t’i përfunduar këto çështje angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues”, shkruan SPAK.

Top Channel