Aksident në rrugën “Shënkoll-Rrilë”, përplasen dy makina, plagoset një nga shoferët

06/03/2026 11:22
Foto Ilustruese

Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën dytësore ‘Shënkoll-Rrilë, Lezhë, ku dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga shoferët, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Rreth orës 09:50, në rrugën dytësore “Shënkoll-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K..

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi K. K., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB