“Më kanë kërcënuar e shantazhuar, mua dhe vajzën time”/ Vokshi reagon pas deklaratës së Ballës: U ndjeva e lënduar nga gratë socialiste që nuk reaguan

06/03/2026 13:45

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Taulant Ballës gjatë seancës plenare.

Vokshi tha në Komision se është lënduar nga mënyra sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën dhe për mos reagimin e deputeteve të Partisë Socialiste.

Albana Vokshi: Falënderoj kolegët që u bashkuan në një mendim që dhuna psikologjike institucionale nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj parlamentar.

Nuk di se cila prej çështjeve që fola unë e preku kryetarin e grupit tuaj. Unë kam bindjen se shënjestrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës. Këdo që ngre zërin. E kam vuajtur në lëkurë edhe fyerjen e Edi Ramës. Partia juaj ka pushkatuar gratë. Unë nuk pres ndjesë, të mos tallemi… ndjesë mashtrim që as unë, asnjë nga ne, nuk e hamë dot. Të kalojmë te dhuna që ushtron partia juaj ndaj grave. Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar. Më kanë kërcënuar mua dhe vajzën time. Më kanë përjashtuar 3 muaj duke më hequr të drejtën e fjalës.

“Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”,-ishte deklarata e djeshme e Taulant Ballës në Kuvend, për të cilën kërkoi ndjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB