Sot seancë/ Pritet votëbesimi i ministrave të rinj pas dekretimit të Begajt, Ermal Nufi mbërrin në Kuvend

05/03/2026 09:51

Në seancën e sotme në Kuvend, pritet të votëbesohen ministrat e rinj, pas dekretimit të një dite më parë nga presidenti Bajram Begaj, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka mbërritur në Kuvend.

Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu dy seanca pyetje-përgjigje, të kërkuara nga deputeti i PS, Erion Braçe. Njëra është parashikuar me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron dhe tjetra me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla. Gjithashtu do të votohen 6 projektligje dhe një projektvendim.

Rendi i ditës në Kuvend:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 5.3.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2026.

2. Njoftime.

3. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”

7. Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”,

10. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””,

11. Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB