Sherr në Pogradec, plagosi me mjet prerës një 52-vjeçar, arrestohet i dyshuari

05/03/2026 13:46

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec dhe I. B., 52 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasin I. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Ç. iu gjetën një thikë dhe një send i mprehtë (gërshërë), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB