Në Kuvend pas tre muajsh, Këlliçi-Peleshit: Na lini të flasim. Kryeparlamentari: Veç deputetët e PD kanë folur

05/03/2026 10:35

Ka marrë fund ‘ndëshkimi’ për deputetin e PD, Belind Këlliçit, pas tre muajsh përjashtimi nga Kuvendi.

Në seancë e sotme, Këlliçi replikoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke i kërkuar që të mos ndërpritet fjala e deputetëve të PD.

Kryeparlamentari u kundërpërgjigj duke i thënë se në 30 minuta seancë vetëm deputetët e PD kanë folur, ndërsa nga PS vetëm një deputet.

Këlliçi: Kam tre muaj që s’jam në Parlament. E nise me zotin Balliu, tre muaj dhe ai i përjashtuar, i hoqe fjalën. Nuk e kuptoj këtë qasjen tënde, është absurde. Shkon paralel me nismën e PS për të përgjysmuar minutat e deputetëve, nga 10 në 5. Marr vesh që qenkam ndarë mirë, se Shehaj qenka përjashtuar për hiç gjë. Është absurde që pas tre muajsh të vij në Parlament dhe situata është më e agravuar. Pak më parë i përfunduat montazhin Zhupës pa përfunduar minutazhin. Është e turpshme kjo mënyrë e drejtimit të seancës kur s’ka asnjë fyerje nga deputetët e PD.

Peleshi: Të ankohesh sot për mohim të fjalës së opozitës, ndërkohë që nga mazhoranca vetëm një ka folur. Unë duhet ta mbaj këtë seancë në rendin e ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB