Vidhet një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë, autori dyshohet se kërcënoi punonjëset me armë
Është vënë në pranga një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për ‘shkatërrim të pronës me zjarr’ në qytetin e Vlorës.
Shtetasi me iniciale B.B., në nëntor të vitit të kaluar dogji katin e parë të një subjekti privat.
Njoftimi:
Vlorë / Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme
Top Channel