Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale njohur si komisioni “Xhafaj” diskutoi çuarjen përpara të “Forcimit të Mbikëqyrjes Parlamentare”.
Kryetari Fatmir Xhafaj e argumentojë avancimin e punës të këtij komisioni me këtë argument.
“Nëse do shohim me vëmendje raportin e paraqitur prej euro deputetëve nga komisioni i jashtëm dhe i ratifikuar në parlament, në disa paragrafë të tij të rëndësishëm, nënvizohet rëndësia e mbikëqyrjes parlamentare. Nënvizon se inkurajon forcimin e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, rritjen e transparencës dhe konsultimin më domethënës me organizatat e shoqërisë civile, partnerët social dhe institucionet e pavarura”, u shpreh Xhafaj.
Ermal Elezi anëtari socialist në këtë komision u shpreh se “një mbikëqyrje efektive kërkon jo vetëm shqyrtimin e raporteve, por edhe formulimin e rekomandimeve konkrete dhe ndjekjen në vijim të zbatimit të tyre”.
“Raportimi i institucioneve të pavarura në Kuvend nuk duhet të kufizohet vetëm në një vlerësim të veprimtarisë së vetë institucionit, por duhet të shërbejë edhe si një instrument përmes të cilit Kuvendi ushtron mbikëqyrje të informuar dhe të specializuar mbi sektorë të caktuar të qeverisjes publike, duke marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet që këto institucione prodhojnë në ushtrimin e mandatit të tyre”, thotë Ermal Elezi.
Institucionet e pavarura theksoi ligjvënësi socialist Ermal Elezi, funksionojnë si një mekanizëm i specializuar përmes të cilit Kuvendi merr informacion të pavarur dhe analiza profesionale mbi problematika konkrete sektoriale.
Top Channel