Vrasja e Khameneit/ Ceremonia mortore nis sot në Teheran, Izraeli kërcënon sërish: Çdo pasardhës…

04/03/2026 09:24

Ceremonia mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, do të mbahet sot në Teheran.

Khamenei u vra gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që nisën të shtunën. Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia do të fillojë në orën 18:30 (me orën lokale) dhe do të zgjasë tre ditë, përpara procesionit të varrimit.

Sipas raportimeve të The New York Times, që citojnë zyrtarë iranianë, djali i tij, Mojtaba Khamenei, është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e vendit. Vendimi për pasardhësin mund të merret sot, në një moment kritik për stabilitetin politik të Iranit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se çdo pasardhës që do të vazhdojë “planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe për të shtypur popullin iranian” do të konsiderohet “objektiv i qartë për eliminim”.

Deklarata e tij rrit tensionet në rajon, ndërsa Irani përgatitet për ceremoninë mortore dhe përzgjedhjen e liderit të ri suprem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB