Vijon operacioni ushtarak i Izraelit në Teheran, ushtria izraelite njofton valën e 10-të të sulmeve që nga fillimi i konfliktit

04/03/2026 09:55

Izraeli ka filluar “sulme në shkallë të gjerë që synojnë objektivat e regjimit terrorist iranian në Teheran”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes nga Forcat Mbrojtëse izraelite (IDF).

Sipas IDF, kjo shënon valën e dhjetë të sulmeve që nga fillimi i konfliktit të shtunën. Më herët, ajo tha se sulmet e saj gjatë natës kishin synuar ato që i përshkroi si qendra komande të përdorura nga forcat e sigurisë së brendshme të Iranit dhe milicia Basij.

“Ata goditën mjaft fort mbrëmë, ishte një natë e keqe”, tha një banor në Teheranin verior për CNN. “Nuk e di se ku goditën saktësisht, por mund të dëgjonim shpërthime përreth nesh”, shtoi ai.

Ata shtuan se donin të dilnin nga qyteti dhe të iknin në male.

“Por gjithashtu nuk e dimë se ku janë asetet ushtarake, kështu që është e vështirë të thuhet se ku do të jetë e sigurt”, tha një tjetër banor.

Media shtetërore iraniane raportoi shpërthime në disa pjesë të vendit sot në mëngjes teksa një foto nga CNN tregonte një re të madhe tymi të errët pranë qytetit të Isfahanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB