Vijojnë sulmet në Iran, forcat izraelite rrëzojnë aeroplanin e parë iranian mbi Teheran

04/03/2026 10:32

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore rrëzuan sot një avion luftarak iranian mbi Teheran.

“Një avion luftarak iranian YAK-130 i Forcave Ajrore Izraelite rrëzoi së fundmi një avion luftarak të Forcave Ajrore Iraniane mbi Teheran”, thuhej në deklaratën e forcave mbrojtëse të Izraelit.

Kujtojmë se sot forcat mbrojtëse izraelite njoftuan se do nisin valën e 10-të të sulmeve në Teheran, për të eliminuar celulat e mbetura të regjimit iranian.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, pas zgjedhjes së djalit të madh të Ali Khameneit si lider i ri suprem i Iranit, kërcënoi Teheranin duke thënë se çdo pasardhës udhëheqës i ri i regjimit islamik do të jetë në shënjestrën e forcave izraelite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB