Sulmohet anija iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, Izraeli merr përgjegjësinë

04/03/2026 10:51

Sot është sulmuar një anije luftarake Iraniane në det, jashtë brigjeve të Sri Lankës.

Sipas Tel Avivit, sulmi u krye nga aleanca SHBA-Izrael me një nëndetëse.

Deri më tani rezultojnë 101 të zhdukur dhe 78 të plagosur. Ministri izraelit i Mbrojtjes tha para pak se do të sulmojnë Iranin kudo ndodhen forcat e tyre të armatosura. Me sulmin e sotëm 18 anije iraniane janë fundosur deri tani.

Sot shënohet dita e pestë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Sakaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nisur një valë sulmesh në të gjithë Iranin.

Sakaq të paktën gjashtë persona u vranë nga bombardimet izraelite në dy qytete në jug të Bejrutit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB