Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, presidenti Pezeshkian: Nuk kishim zgjidhje tjetër, u vetëmbrojtëm

04/03/2026 17:54

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u është drejtuar vendeve fqinje të Gjirit, duke deklaruar se Irani nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’u përgjigjej sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Sipas tij, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën një fushatë sulmesh ndaj Irani më 28 shkurt, Teherani reagoi duke lëshuar qindra raketa dhe dronë. Raportohet se objektivat përfshinë baza ushtarake amerikane, si dhe infrastrukturë civile dhe energjetike në disa shtete të Gjirit.

Mes vendeve të prekura përmenden Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Omani.

Në një postim në platformën X, Pezeshkian theksoi se Irani është përpjekur t’i shmanget përshkallëzimit të konfliktit dhe të evitojë një luftë të hapur në rajon. Megjithatë, ai shtoi se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit nuk i lanë vendit të tij asnjë zgjidhje tjetër përveçse të mbrohej.

Presidenti iranian nënvizoi gjithashtu se Irani respekton sovranitetin e vendeve fqinje dhe beson se paqja dhe siguria në rajon duhet të garantohen nga vetë shtetet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB