SHBA-të kanë goditur ose fundosur në fund të oqeanit më shumë se 20 anije iraniane, sipas një përditësimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), një strukturë në varësi të Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.
Deklarata vjen pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeani Indian duke përdorur një silurë.
Sipas autoriteteve në Sri Lanka, 32 persona janë shpëtuar, ndërsa trupat e 80 personave janë gjetur në bordin e anijes “Iris Dena”. Një zyrtar i ka thënë BBC-së se operacionet e kërkim-shpëtimit janë zhvilluar pas incidentit në ujërat e Oqeanit Indian.
Nuk janë dhënë ende detaje të plota mbi identitetin e viktimave apo mbi rrethanat e sakta të fundosjes së anijes. Po ashtu, nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me pretendimet e SHBA-ve.
Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë qenë të larta muajt e fundit, veçanërisht në zonat detare strategjike, ku janë raportuar incidente të përsëritura që përfshijnë anije ushtarake dhe tregtare.
Top Channel