“Kur ia bëjnë Erionit, imagjino qytetarëve”, përplasjet e Ndrecës në gjyqin për Veliajn në GJKKO, avokati i kryebashkiakut: Sagë shkeljesh të të drejtave të tij, i shkuan pa autorizim në qeli dhe…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë Pano Çako, 46 vjeç, Arben Baxha, 61 vjeç dhe Adrian Loloçi, 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë “Përgjegjës” në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare në këtë qytet.
Arrestimi i tyre ka ardhur në akuzën e shkeljes së mbrojtjes në punë, pasi një ditë më parë Tani Kopeci rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, 55 vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit.
Ky i fundit u transportua në Tiranë me helikopter dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sakaq në kërkim u shpall Adriatik Onjea drejtor i shërbimeve publike në Bashkinë Gjirokastër pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.
Top Channel