Nominimi i fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Stenaldo eliminohet nga gara, Mateo vijon lojën 25/03 00:31
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e qarkut të Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të njësive të kryeqytetit.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu bën me dije se ky takim vjen në vazhdën e mbledhjes dhe porosive të dhëna një ditë më parë në Kryesi.
Rama paralajmëroi nisjen në qershor të një procesi zgjedhor brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në të gjitha bashkitë e vendit.
Në fokus të takimit ishin edhe problematitikat në kryeqytet në kushtet kur Bashkia e Tiranës ka mbetur pa kryetar pas arrestimit të Erion Veliajt.
Top Channel