Pas sulmeve me dronë nga Irani/ Mbyllet për arsye sigurie Varri i Shenjtë, Jerusalemi në gatishmëri të lartë
Donald Trump e përshkroi Iranin si një vend jashtë kontrollit, duke bërë komentin ironik se kushdo që dëshiron të jetë udhëheqës në vend… përfundimisht vdes.
Presidenti amerikan tha, ndër të tjera, se “kur njerëz të çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija”.
Ai e justifikoi sulmin ndaj Iranit duke thënë se “ata do të kishin përdorur armë bërthamore kundër nesh nëse do t’ua kishim lejuar ne”, duke nënkuptuar se iranianët do të sulmonin Izraelin.
JUST IN – Trump: "Everybody that seems to want to be a leader [of Iran] ends up dead." pic.twitter.com/elnct9XeXe
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) March 4, 2026
Ai tha për lidershipin e tyre se ai po “zhduket me shpejtësi” dhe se “kushdo që duket se dëshiron të jetë lider përfundon i vdekur”.
Ai ishte madje mjaft… i moderuar në lidhje me suksesin e sulmit ndaj Iranit. “Dikush më pyeti: ‘Në një shkallë nga 1 deri në 10, ku do ta vlerësonit këtë operacion?’ dhe unë thashë ‘rreth 15’”, tha Trump.
Top Channel