LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin 04/03 13:03
Irani është “në gjendje lufte” dhe do të veprojë “me vendosmëri” kundër atyre që veprojnë kundër Republikës Islamike, paralajmëroi gjyqësori, popullsinë iraniane.
“Jemi në gjendje lufte”, tha kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholam-Hossein Mohseni Ezei, i njohur për rolin e tij në shtypjen e lëvizjeve protestuese në Iran dhe si një mbështetës i flaktë i burgosjeve masive, gjyqeve të shkurtra dhe zbatimit të dënimit me vdekje.
“Prandaj, ata që veprojnë në çfarëdo mënyre, me fjalë ose vepra, në përputhje me interesat e paligjshme të armikut, do të trajtohen me vendosmëri dhe ashpërsi, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi”, paralajmëroi ai në ditën e pestë të luftës, sipas agjencisë së lajmeve Mizan.
Top Channel