Kontrabandoi medikamente mjekësore dhe një sasi veshjesh pa dokumentacione, arrestohet 54-vjeçari në pikën kufitarë të Kapshticës

04/03/2026 11:17

Goditet një tjetër rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore dhe veshjeve pa dokumentet përkatëse.

Si pasojë është vënë në pranga shtetasi me iniciale A.I, 54-vjeç, pasi i kishte mallrat në automjetin që drejtonte.

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB