Irani lëshoi raketën drejt Turqisë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor

04/03/2026 13:30

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi mesditën e sotme se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë.

Në një reagim zyrtar, ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë theksoi se vendi ka kapacitet të plotë për të siguruar mbrojtjen e territorit dhe qytetarëve, duke paralajmëruar se çdo masë mbrojtëse do të merret vendosmërisht dhe pa hezitim: “Turqia qëndron për stabilitet dhe paqe rajonale, por është plotësisht e aftë të mbrojë sigurinë e territorit dhe qytetarëve kundër çdo kërcënimi, pavarësisht origjinës. Rezervojmë të drejtën për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor.”

Drejtori i Komunikimit të Turqisë, Burhanettin Duran, konfirmoi se çdo hap për të mbrojtur tokën dhe hapësirën ajrore do të merret pa hezitim, duke ripërsëritur vendosmërinë e Ankarasë për mbrojtjen e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB