Zgjedhja e djalit të Khameneit si lider suprem i Iranit, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do shënjestrojmë këdo që është në krye të terroristëve 04/03 09:05
Të paktën gjashtë persona u vranë nga bombardimet izraelite në dy qytete në jug të Bejrutit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit.
Ajo sqaroi se “sulmet nga armiku izraelit në zonat Aramun dhe Saadiyat” rezultuan në vrasjen e 6 personave dhe plagosjen e 8 të tjerëve “sipas një numërimi ende paraprak” të viktimave.
Ndërkohë, agjencia kombëtare libaneze e lajmeve ANI raportoi se forcat ajrore izraelite bombarduan një “ndërtesë katërkatëshe” në qytetin lindor të Baalbek, duke shkaktuar një numër të papërcaktuar vdekjesh dhe lëndimesh.
Sipas të njëjtit burim, ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin viktimat, të gjallë apo të vdekur, nga rrënojat e ndërtesës.
Top Channel