Ishte rrugës për në punë, humb jetën në aksident rrugor 24-vjeçari shqiptar në Itali, familja e tij kërkon ndihmë për t’i sjellë trupin në Shqipëri

04/03/2026 13:04

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Siçili të Italisë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit, më 1 mars në autostradën Naro–Camastra, ku një automjet u përplas me një kamion mallrash.

Flori Topalli, emigrant në Itali ishte 24-vjeçari shqiptar që humbi jetën. Familjarët e të riut kanë bërë apel për ndihmë financiare për transportimin e trupit të tij nga Italia në Shqipëri ku do të mbahet dhe ceremonia mortore.

Mediat e huaja raportojnë se edhe 6 të plagosurit nga aksidenti janë shtetas shqiptarë. Ndërkohë shoferi 39-vjeçar i makinës ku udhëtonte Topalli, është në gjendje të rëndë. Ai fillimisht u dërgua në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por më pas u transferua në spitalin Villa Sofia në Palermo për trajtim më të specializuar.

Të plagosurit e tjerë po trajtohen në spitalet e Canicattì dhe Agrigento dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB