Goditi shefin në vendin e punës, procedohet punonjësi i Policisë Bashkiakë në Tiranë

04/03/2026 10:40
Foto Ilustruese

Procedohet penalisht një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë pas një konflikti me kolegun e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e punës“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB