Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Tomor Dosti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar është rrëzuar nga tarraca e institucionit.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mësohet se e moshuara Sheqere Zeko 72 vjeçe ishte duke qëndruar në tarracën e azilit, dhe më pas është penuar duke rënë nga lartësia.
E moshuara është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi:
Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel